Kosova ka kapacitete të organizojë ngjarje ndërkombëtare në basketboll

17.06.2022

Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon më 16 dhe 17 korrik do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3x3 Challenger, ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës, dy ekipe nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Për këtë ngjare është mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë folur ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3x3 Prishtina, Fisnik Juniku.

Ministri Çeku ka theksuar se është i lumtur që po shtohet numri i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë, duke shtuar që organizime të tilla si kjo e 3x3 Challenger dëshmojnë që Kosova ka kapacitet për të organizuar ngjarje të mëdha.

Ndeshjet do të zhvillohen në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 15:00 deri në orën 23:0, ndërsa përveç basketbollit do të ketë edhe perfomanca nga artistë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Prapa