Kosova do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor

31.05.2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka marrë sot vendim për emërimin e Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Ky këshill do të përbëhet nga artistë e profesionistë të dëshmuar të artit. KI kryesohet nga Yll Rugova, ndërsa anëtarë tjerë do të jenë: Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi.

Muzeu i Artit Bashkëkohor do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë, po ashtu do të fuqizojë pozicionin shtetëror të Kosovës në skenën botërore të artit.

Prapa