Vizitë studimore në Slloveni

20.05.2022

Përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe të organizatave të shoqërisë civile të Kosovës po qëndrojnë në një vizitë studimore në Slloveni.

Delegacioni ku bënë pjesë edhe zëvendësministri i MKRS-së, Sejnur Veshall, po takojnë përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve kulturore, bartës të modeleve publike-civile, organizata kulturore dhe të tjera.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit “Hapësirat kulturore të Kosovës” dhe ka për synim forcimin e rolit të rrjeteve kulturore lokale dhe faktorëve kulturorë në menaxhimin e infrastrukturës publike në Kosovë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet lokale për përdorimin e gjerë dhe të qëndrueshëm të infrastrukturës publike.

Delegacioni i Kosovës ka vizituar po ashtu Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni, ku janë takuar me ambasadorin Valdet Sadiku, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, duke zhvilluar një takim me ambasadorin Pëllumb Qazimi. Bashkë kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit kulturor.

Prapa