Publikohet harta digjitale e Shtëpive-Shkolla të viteve 90-ta në Kosovë

18.05.2022

SpaceSyntaKs me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë realizuar platformën digjitale: www.shtepiteshkolla.org, ku është prezantuar puna e deritanishme për krijimin e hartës së parë digjitale të ‘Shtëpive-Shkolla’të viteve 90-ta në Kosovë.

Kjo platformë është krijuar që të kontribuoj në përpjekjen për dokumentimin dhe identifikimin e hapësirave fizike, të cilat numërojnë rreth 3000 ndërtesa private, të shfrytëzuara për të akomoduar sistemin arsimor në gjuhën shqipe pas mbylljes së shkollave nga pushteti serb.

Tregimi mbi sistemin e mësimit në shtëpi-shkolla është bërë përmes hartës, në mënyrë që rrëfimit për këtë ngjarje t’i jepet një ndjenjë më e fortë me vendin, të ilustrohet manifestimi hapësinorë si dhe ta komunikoj në mënyrë më efikase ngjarjen me publikun.

Puna për dokumentimin e kësaj ngjarje ka nisur në Prishtinë, me idenë që të vazhdoj më tutje për t’a përfshirë të gjithë territorin e Kosovës. Qëllimi është që kjo platformë të shndërrohet në një arkivë digjitale të qëndrueshme e cila do t’i kontribuoj ruajtjes së kujtesës kolektive të njërës prej ngjarjeve historike më të vecanta të rezistencës paqësore të qytetarëve të Kosovës, që në atë kohë nënkuptonte të shkuarit në shkollë.

Prapa