Ministri Çeku vizitoi studion e artistit Jakup Ferri

25.01.2022

Artisti Jakup Ferri do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik për vitin 2022, ndërsa kuratore do të jetë Inke Arns.

Për të përcjellë përgatitjet dhe parë nga afër punën që po bëhet, sot në studion e tij qëndroi për vizitë Ministri Hajrulla Çeku dhe këshilltarja Nora Arapi-Krasniqi, ku takuan artistin Jakup Ferrri, kuratoren Inke Arns, komisioneren Alisa Gojani Berisha dhe ekipin e pavionit.

Ekipi i Kosovës që do të prezantohet në Bienalen e Venedikut, e njoftuan për përgatitjet që janë duke u bërë dhe punës që do të përzgjidhet për prezantim si në Sale D’armi, Arsenale në Venedik.

Artisti Ferri shpalosi pikturat, tapiseritë dhe qëndisjet të cilat i punon së bashku me gratë të cilat vazhdojnë t’i ruajnë këto tradita artizanale.

Ministri Çeku shprehu gatishmërinë e plotë të ministrisë në mbështetje pavionit, që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në Venedik.

Për më shumë informata rreth Pavionit të Kosovës në Venedik, vizitojeni faqen e tyre zyrtare:

https://www.facebook.com/Kosovo-Pavilion-59th-Venice-Biennale-Jakup-Ferri-109655504950798/

Prapa