Ekspozita “Paralel” e Eliza Hoxhës në GKK

14.01.2022

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës po qëndron e hapur ekspozita “Paralel” e autores Eliza Hoxha.

Protestat masive të viteve të 90-ta, përpjekja për liri, të rinj që shkonin për ta kryer shërbimin ushtarak dhe ktheheshin në arkivol, marshimi simbolik i grave me bukë në duar për Drenicën, shkollat shtëpi të sistemit paralel të shkollimit janë vetëm disa prej ngjarjeve të historisë së vendit tonë që autorja Eliza Hoxha i paraqet përmes fotografive të saj në ekspozitën “Paralel”.

Këto fotografi shërbejnë si dokumentim dhe dëshmi që gjeneratat e reja të mësojnë më tepër për përpjekjet, luftën, lirinë, angazhimin për çlirim dhe pavarësi të vendit tonë.

Ekspozitën “Paralel” e vizitoi edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili u prit nga Eliza Hoxha, autore e ekspozitës dhe Naim Spahiu, u.d. Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Këtë ekspozitë do të mund të vizitoni deri më datën 22 janar.

Prapa