Takim me përfituesit e bursave në fushën e trashëgimisë kulturore

30.12.2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ditë më parë shpalli listën e përfituesve të bursave në fushën e trashëgimisë kulturore për studime jashtë vendit, në drejtime që konsiderohen deficitare në vendin tonë, me qëllim të investimit në kuadro profesionale në trashëgimi.

Disa prej tyre u pritën sot në takim nga Ministri Hajrulla Çeku, i cili fillimisht i uroj që janë përzgjedhur ndërsa së bashku diskutuan për rëndësinë që ka puna që do të bëjnë ata në të ardhmen për trashëgiminë e vendit tonë.

Ai konsideroi se kjo përkrahje e ministrisë për profesionistët e ardhshëm në trashëgimi kulturore vjen komfor planeve që ka Qeveria e Kosovës në programin e saj.

Ndërsa përfituesit e bursave falënderuan MKRS-në për këtë përkrahjen ndërsa thanë që kjo është një inkurajim shtesë që pas përfundimit të studimeve në fushat përkatëse të kontribuojnë me ekspertizat e tyre në sektorin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Prapa