Vizitë në Shoqatën e të Burgosurve Politikë

30.12.2021

Sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politikë, ku u prit nga kryetari, Hydajet Hyseni dhe anëtarë të tjerë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes ministrisë dhe shoqatës për çështje që janë në interesin e vendit, punën dhe projektet konkrete që duhet të bëhen për të kujtuar dhe dokumentuar të kaluarën dhe përvojën e hidhur të shumë qytetarëve që kanë përjetuar nën regjimet e së kaluarës, duke kontribuuar në ruajtjen e një trashëgimie që duhet të faktohet e të prezantohet për gjeneratat e ardhshme.

Së bashku diskutuan edhe për burgun e Prishtinës që tashmë është marrë vendim për t’u shndërruar në muze dhe është duke u punuar në finalizimin e tij.

Ministri u shpreh se duhet të dinamizohet procesi për këtë projekt shumë të rëndësishëm të trashëgimisë tonë kulturore dhe kërkoi edhe mbështetjen e shoqatës që të kontribuojë në çështjen e dokumentimit dhe pasurimit të muzeut me dëshmi nga ish të burgosurit.

Prapa