Takim me delegacionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi

18.11.2021

Sot patëm kënaqësinë që në MKRS të presim në takim kryetarin e këshillit, Faik Nika dhe sekretarin Lindon Gjelaj.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit dhe e konkretizimit të projekteve që kanë të bëjnë me kulturën shqiptare në Republikën e Malit të Zi, veçanërisht në botimet e librave shqip.

Kryetari Nika e njoftoi ministrin për aktivitetet kulturore dhe punën e Këshillit ndërsa ministri Çeku u ofroj përkrahje dhe bashkëpunim të plotë për projektet kulturore që janë në interes të shqiptarëve në shtetin fqinj.

Prapa