Penza fiton Superkupën Mbarëkombëtare

14.10.2021

Sonte u zhvillua finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare, ku u përballën dy skuadrat nga Kosova, Prishtina dhe Penza nga Peja.

Penza ka mundur Prishtinën me rezultat 65:71.

Ndeshjen nga afër e ka përcjellur edhe zëvendësministrja e MKRS, znj. Daulina Osmani.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria, kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat.

Në organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.

Shumë urime pë ekipin Penza.

Prapa