Mbështetje e plotë për Operën e Kosovës

14.10.2021

Takim me anëtarët e Këshillit përgatitor dhe UD së drejtorit të institucionit të Operës së Kosovës.

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Çeku priti, z. Meriton Ferizin, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës dhe anëtarët e Këshillit përgatitor të këtij institucioni.

Në takim u diskutua rreth hapave të ardhshëm për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, ndërsa u ofrua mbështetja e plotë për ekipin përgatitor, të cilët janë të mandatuar të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj.

Këshilli ka këtë përbërje: znj. Merita Juniku, znj. Inva Mula, z. Dardan Selimaj, znj. Rreze Kryeziu Breznica, znj. Besa Luzha, z. Edon Ramadani, z. Mehdi Uka.

Prapa