DAM Festivali ka bërë një punë të palodhshme 15 vjeçare

14.10.2021

Takim me koncert-mjeshtrin e Orkestrës së Operës Shtetërore dhe Filarmonisë së Vjenës, Fedor Rudin dhe Boris Kusnezow - pianist

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim violinistin dhe dirigjentin, Fedor Rudin, pianistin Boris Kusnezow dhe përfaqësues të DAM Festivalit.

Në takim u diskutuan çështje të ndryshme të skenës kulturore artistike të Kosovës, duke përfshirë zhvillimet në profilin muzikorë.

Në kuadër të diskutimit, Rudin shpalosi punën e tij me karierë në dirigjim dhe solo performim duke përfshirë edhe bashkëpunimet e ndryshme në Ballkan.

Fedor Rudin dhe Boris Kusnezow janë mysafir dhe performues në festivalin DAM - koncerti GALA DAM me program artistik duo violinë dhe piano, me vepra të Schubert, Vorisek, Respighi, Sibelius.

Duke uruar një koncert të suksesshëm për duon, me një frymë të bashkëpunimit profesional, ministri Çeku përshëndeti punën e palodhshme të DAM Festivalit, që 15 vitesh është një prej kontribuesve në zhvillimin e kapaciteteve kulturore në vend.

Prapa