Vizitë në monumente të trashëgimisë kulturore në Prishtinë

13.10.2021

Sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe këshilltaren e ministrit Çeku, znj. Nora Arapi Krasniqi vizituan dy monumente të trashëgimisë kulturore në Prishtinë, të cilat janë duke u restauruar. Kompleksin e Banimit të Familjes Emingjiku dhe Sahat Kullën.

Në Kompleksin Emingjiku panë nga afër punimet që po bëhen në këtë aset, punime këto që filluan pas 4 vitesh rrezikimi të vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj ndërtese shumë të rëndësishme dhe po zhvillohen në mbikqyrje të rregullt të ekipit profesional të MKRS.

Sigurimi i mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, dhe monitorimi sistematik paraqet njërin nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vizita e dytë u bë në Sahat Kullë, ku ka filluar kampi i restaurimit në kuadër të programit #HeritageLab.

Aty u pritën nga ekipi i UNDP dhe CHwB Kosova.

Pjesëmarrësit në këtë kamp do të mësojnë më shumë rreth parimeve të restaurimit dhe teknikave tradicionale të ndërtesave historike.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social” zbatuar nga #UNDP dhe financuar nga Instrumenti I Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

Prapa