Publikohen planet e menaxhimit për Kalanë e Prizrenit dhe për Qendrën Historike të Prizrenit

12.10.2021

Menaxhimi i qëndrueshëm është faktor kyç për mbrojtjen, promovimin dhe bartjen e suksesshme të vlerave të Trashëgimisë Kulturore tek gjeneratat e ardhshme.

Plani i Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore është dokument që, përmes hulumtimit, përcakton qartë vlerat e trashëgimisë së një vendi dhe paraqet hollësisht politikat e nevojshme për ta menaxhuar atë, në mënyrë që vlerat e saj të ruhen për përdorim dhe vlerësim në të ardhmen.

Hartimi i planeve të menaxhimit dhe caktimi i njësive menaxhuese për asetet e trashëgimisë kulturore është prioritet i MKRS-së i përcaktuar me Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027 dhe Planifikimin Strategjik Operacional.

Menaxhimi efektiv i trashëgimisë kulturore duhet të sigurojë mbrojtjen afatgjate duke ruajtur vlerat dhe integritetin, në përputhje me nevojat e komunitetit, dhe duke marrë parasysh edhe

qëndrueshmërinë.

Krahas mbrojtjes, përmes qasjes gjithëpërfshirëse, planet e menaxhimit synojnë ngritjen e vetëdijes dhe bartjen e këtyre vlerave për gjeneratat e ardhshme. Në mënyrë që këto lokalitete të vazhdojnë të kryejnë funksione në kuadër të përditshmërisë së

shoqërisë, duke u kthyer kështu nga një barrë institucionale në potencial për zhvillim të qëndrueshëm.

Hartimi i Planeve të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Kalasë së Prizrenit është financuar dhe përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa planet janë hartuar nga ekspertë dhe organizata të fushës në bashkëpunim me Institucionet për Trashëgimi Kulturore Vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Element shumë i rëndësishëm i procesit të përpilimit të këtyre planeve është gjithë përfshirja gjatë tërë procesit. Në kuadër të këtij procesi, përmes formave të ndryshme të komunikimit (takime joformale, takime zyrtare, takime konsultative me grupe të ndryshme institucionale dhe ato të shoqërisë, punëtori e prezantime publike) janë konsultuar palët e interesit me të

drejtat, detyrimet dhe interes në fushat e mbrojtjes, ruajtjes, promovimit dhe shfrytëzimin socio-ekonomik të këtyre aseteve të trashëgimisë kulturore.

Planet gjithashtu përcaktojnë kornizë për bashkëpunim në mes të gjitha institucioneve, grupeve dhe individëve që marrin pjesë në menaxhimin e këtyre aseteve të trashëgimisë kulturore.

Pas publikimit të këtyre dy planeve, MKRS me prioritet do të sigurohet që të fillojnë hapat përkatës për zbatimin e prioriteteve dhe nevojave të identifikuara në këto plane.

Bashkangjitur gjeni planet e plota:

https://www.mkrs-ks.org/.../Plani-i-Menaxhimit_Kalaja-e...

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/PMQHP-alb.pdf

Prapa