Qyteti i Sanjos, Japoni, do të ndajë dekoratë speciale për ekipin olimpik të xhudos së Kosovës

11.10.2021

Takim virtual në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me kryetarin e qytetit Sanjo, z. Ryo Takizawa

Me organizimin e Ambasadës të Republikës së Kosovë në Japoni dhe qytetit të Sanjos, u zhvillua një takim virtual mes, znj. Daulina Osmani - zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ryo Takizawa - Kryetar i qytetit Sanjo, z. Jiro Nashimoto - Shef i programit për “Host Town” në qytetin Sanjo, z. Kreshnik Ahmeti - zëvendësministër i Punëve të Jashtme, z. Besim Aliti - Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Mitsunori Ogasawara - i Ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, dhe z. Arbër Mehmeti – i Ngarkuar me punë i Përkohshëm i Ambasadës së Kosovës në Japoni.

Ky takim ishte një mundësi e mirë që institucionet e Kosovës të falënderojnë qytetin e Sanjos për bashkëpunimin dhe mikpritjen e xhudistëve tanë me rastin e Lojërave Olimpike dhe jo vetëm. Me këtë rast, nga të gjitha palët u shpreh interesi dhe gatishmëria që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të shtrihet edhe në fusha të tjera.

Zëvendësministrja e MKRS, znj. Daulina Osmani u shpreh shumë e lumtur që qyteti i Sanjos në Prefekturën e Niigatas ka vendosur të ndajë një dekoratë speciale për Ekipin Olimpik të Xhudos të Republikës së Kosovës, ndërsa i ftoi të vizitojnë Kosovën duke u bërë të ditur që janë gjithmonë të mirëseardhur këtu.

Prapa