Telegram ngushëllimi i ministrit Çeku me rastin e vdekjes së kompozitorit Riza Dolaku

04.09.2021

Sot ndërroi jetë një prej pionerëve të muzikës moderne në Kosovë.

Riza Dolaku ishte dirigjent, kompozitor, aranzhues dhe një prej personave që kontribuoi në zhvillimin e muzikës në vendin tonë.

Ai ishte pjesë e shumë festivaleve duke përfshirë këtu "Akordet e Kosovës", "Zambaku i Prizrenit" e shumë të tjerë, ndërsa mbetet ndër orkestruesit e parë të muzikës jazz në Kosovë.

Humbje e madhe për artin dhe kulturën.

Komuniteti artistik dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e përkujton figurën e tij dhe e çmon lartë kontributin që ka dhënë shoqërinë tonë.

Ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik.


Me nderime,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Republika e Kosovës

Prapa