Përmbyllja e Muajit të Rinisë 2021

27.08.2021

Pas katër javëve plot aktivitete, sot u përmbyllë Muaji i Rinisë për vitin 2021 me një vizitë të këndshme në gjimnazin 'Jeta e Re' të Suharekës. Për nder të Muajit të Rinisë, nxënësit e gjimnazit, së bashku me artistin Taulant Qerkini, realizuan dy murale në objektin e shkollës.

Arti ka ekzistuar për aq kohë sa njerëzit, dhe muralet kanë ekzistuar për aq kohë sa arti. Vlerat e artit publik si muralet qëndrojnë më thellë se sa bukuria e tyre; ato qëndrojnë në tregimet njerëzore dhe trashëgiminë që lëjmë pas.

Programi filloi me një punëtori dy-ditore ku të rinjtë mësuan mbi metodat e realizimit të një murali përfshirë pikturimin me ngjyrë dhe sprej. Pastaj së bashku ia dedikuan dy ditë tjera për realizimin e idesë së tyre.

Të rinjtë pjesëmarrës përveç se janë nxënës të gjimnazit, janë edhe pjesë e programit \"After School Support for Teens\" të USAID dhe KEC (shq: Mbështetje pas shkollës për adoleshentë).

Prezent në inagurimin e muralit sot ishin Ministri Hajrulla Çeku i shoqëruar nga këshilltarja politike, znj. Dorotea Deshishku, drejtoresha e programit Asset, znj. Valmira Haxhaj-Gushlla, përfaqësuesit e menaxhmentit të gjimnazit, dhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në Suharekë, z. Remzi Bajselmani.

Prapa