Një mundësi e rrallë për të shijuar aktivitetet e Kampeve të TOKA-s këtë verë!

04.08.2021

Për nder të Muajit të Rinisë, Super-Vullnetarët e TOKA-së do t’i hapin dyert e Kampit të tyre për të rinjtë nga diaspora dhe Kosova.

Një numër i limituar të mysafirëve do të kenë mundësinë të krijojnë shoqëri të re përmes aktiviteteve zbavitëse dhe edukative që i ofron TOKA.

Prioritet kanë të rinjtë nga diaspora që duan të takojnë bashkëmoshatarë nga Kosova .

Aktivitetet do të mbahen në Qendrën Rekreative Gërmia, të enjtën me 5 gusht, nga ora 17.15-18.30.

Nëse je vajzë apo djalë i moshës 9-13 vjeçare, APLIKO TANI në këtë link https://forms.gle/pyxMoiQwBKfEc9Em6

Afati për aplikime është e mërkurë, 4 Gusht, deri në orën 16.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen më informatat shtesë për këtë aktivitet.

Muaji i Rinisë organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aktiviteti Kampit mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

Prapa