Urime Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve 2021!

15.07.2021

Shteti ynë krenohet gjithmonë me formën se si funksionojnë të rinjtë tanë. Të fokusuar në arsimim, punë dhe duke kontribuar në shoqëri e familje, për të shtyrë përpara zhvillimin e vendit. Ata janë aktiv dhe kanë mendim kritik mbi problemet socio-ekonomike të vendit.

Prandaj zëri i tyre duhet të dëgjohet gjithmonë.

Të rinjtë tanë shfrytëzojnë çdo mundësi për të investuar në vete dhe për të fituar aftësi të reja. Është përgjegjësi e jona dhe interes i yni që të ofrojmë ato mundësi, të angazhohemi në trajnimin, arsimimin dhe punësimin e tyre.

Në Kosovë kemi rreth 70% të njerëzve nën moshën 30-vjeçare. Është jetike që gjithmonë të punojmë në rritjen e aftësive, veçanërisht tani që bota po përjeton një tranzicion të shpejtë.

Ne u urojmë Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve dhe nderojmë motivin tuaj për të mësuar gjatë gjithë jetës.

Kemi nevojë për ju, andaj kurrë mos u ndalni së qenit aktiv.

Prapa