Takim me kryesinë e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

08.07.2021

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim Kryetarin e KRK-së, z. Adriatik Llugiqi dhe nënkryetarin, z. Muhamed Mullaabazi.

Në këtë takim u diskutua për punën e tyre, çështjet e sektorit rinor dhe për rolin e të rinjve në politikbërje. Gjithashtu për punën që duhet bërë edhe më tutje që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë dhe të përfshihen në aktivitete të nivelit lokal dhe qendror.

Në MKRS ata u pritën nga zëvendësministrja, znj. Daulina Osmani dhe këshilltarja e Ministrit, znj. Dorotea Deshishku.

Prapa