Prezentohet instalacioni “Lule mos më harro” dhe mbyllet “Chopin Piano Fest”

01.07.2021

Mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare u bë prezentimi i instalacionit të famshëm “Lule mos më harro” nga artisti Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.

Hapësira brenda Bibliotekës mori pamje të veçantë nga lulet shumëngjyrëshe që i dhanë pozitivitetet secilit që ishte i pranishëm.

Në këtë ngjarje mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Rita Augestad Knudsen ndërsa nga MKRS ishin të pranishëm Ministri, z. Hajrulla Çeku, zëvendësministri, z. Sejnur Veshall dhe dy këshilltarët e ministrit z. Liburn Jupolli dhe z. Onur Canhas.

Instalacioni “Lule mos më harro” vjen në Prishtinë në kuadër të edicionit të tretë të festivalit Austrada Bienale ndërsa është i hapur për publikun deri më 11 shtator.

Ndërsa mbrëmë u mbyll një prej festivaleve më të veçanta që i dha gjallëri kryeqytetit për një muaj me performanca nga artistë të njohur të muzikës klasike.

Edhe në këtë ngjarje ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, , z. Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Rita Augestad Knudsen, Ambasadori Zviceran në Kosovë z.Thomas Kolly, ndërsa nga MKRS koncertin e ndoqën zëvendësministrja, znj. Daulina Osmani dhe dy këshilltarët e ministrit, znj. Dorotea Deshishku dhe z. Liburn Jupolli.

Në natën e fundit me interpretimin e saj mahniti të gjithë pianistja amerikane Zoya Shuhatovich.

Prapa