Takim me përfaqësues të institucioneve nga qyteti i Bujanocit

15.06.2021

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të hënën patëm kënaqësinë të presim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Enver Ramadani, Drejtorin e Qendrës Sportive, z.Fatmir Hasani dhe Drejtorin e Bibliotekës së Qytetit, z.Ekrem Xhemaili.

Ata u pritën nga zëvendësministrja znj. Daulina Osmani, dhe këshilltarja politike e Ministrit, znj. Nora Arapi Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua për fillimin e bashkëpunimit në fushën e sportit, kulturës dhe bibliotekave.

Ne i falënderojmë për vizitën dhe shpresojmë që të kemi koordinim të përbashkët për funksionim sa më të mirë në këto fusha.

Prapa