Ekspozita e Lirie Bulliqit në Galerinë e MKRS-së

14.06.2021

Rikujtim: Ekspozitën personale të artistes Lirije Buliqi mund ta shihni deri me datën 11 Korrik, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Praktika e saj artistike i jep formë dhe shprehje përvojës së gjerë në art dhe botës përreth saj.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës po vazhdon të jetë e hapur ekspozita e artistes Lirije Buliqi, ku mund të shihni punimet e saj të veçanta në qeramikë.

Buliqi studioi skulpturën në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës. Ajo punoi në Galerinë Kombëtare të Kosovës për katër dekada dhe ishte në qendër të institucionit të parë publik që merret me promovimin e artit modern dhe bashkëkohor. Me prapavi akademike në skulpturë, Buliqi u orientua në artin e qeramikës në fillim të viteve 2000 kur ajo u njoh me teknikën raku.

Kuratore e kësaj ekspozitë është Erëmirë Krasniqi.

Prapa