KF Prishtina Kampion i Supërligës së Kosovës!

16.05.2021

Në ndeshjen e sotme ndërmjet KF Prishtina dhe KF Gjilanit, futbollistët nga Prishtina siguruan titullin e kampionit të Supërligës së Kosovës për edicionin 2020/2021.

Kryeqytetasit siguruan titullin e kampionit një javë para përfundimit të kampionatit. Kjo është hera e njëmbëdhjetë që Prishtina fiton trofeun e më të mirit.

Prishtina do të përfaqësoj Kosovën në garat Evropiane, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të zhvillohet xhiroja e fundit ku përcaktohet edhe nënkampioni i Kosovës.

E përgëzojmë Prishtinën për fitoren, dhe i urojmë suksese ekipeve tjera.

Prapa