KF Llapi, Kampion i Kupës së Kosovës për vitin 2021!

13.05.2021

Pas një loje shumë interesante, futbollistët e KF Llapi fituan ndeshjen finale kundër KF Dukagjinit, me rezultat 4:3.

Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e vazhdimeve, të dyja ekipet barazuan me nga një gol. KF Llapi siguroi titullin e kampionit në pjesën e penalltive.

Llapi është ekipi i parë që ka siguruar paraqitjen në garat Evropiane, përkatësisht pjesëmarrjen në Ligën e Konferencave.

Të pranishëm në finale ishin edhe Ministri Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Prapa