Nënshkruhen edhe 18 memorandume bashkëpunimi me federatat sportive!

11.05.2021

Sot Ministri Çeku ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Federatën e Xhudos, Federatën e Futbollit, Federatën e Pingpongut, Federatën e Tenisit, Federatën e Sportit Shkollor, Federatën e Triathlonit, Federatën e Taekwondos, Federatën e Shigjetarisë, Federatën e Shahut, Federatën e Badmintonit, Federatën e Autosporteve, Federatën e Aeronautikës, Federatën e Gjimnastikës, Federatën Skitare, Federatën e Ciklizmit, Federatën e Sporteve Universitare, Federatën e Peshëngritjes dhe Federatën e Boulingut.

Në tre takimet që u mbajtën sot mori pjesë zëvendësministrja Daulina Osmani e cila specifikoi se federatat me norma olimpike do të mbështeten përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot.

Mbështetja financiare e zotuar sot përmes memorandumeve të nënshkruara arrin shumën 829,129.00 EUR. Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt.

Deri në fund të javës do të vazhdoj nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me federatat tjera sportive.

Prapa