Nënshkruhen dhjetë memorandume bashkëpunimi me organizatat e sportit

07.05.2021

Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Mundjes, Federatën e Atletikës, Federatën e Notit, Federatën e Karatesë, Federatën e Boksit, Federatën e Vollejbollit, Federatën e Hendbollit, Federatën e Basketbollit, dhe Federatën e Shenjëtarisë.

Mbështetja financiare e zotuar sot përmes memorandumeve të nënshkruara arrin shumën 1,017,134.00 EUR. Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt.

Në takim, Ministri Çeku tha se Komiteti Olimpik dhe federatat sportive do të marrin mbështetje shtesë financiare përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot. Konsideruar se jemi në prag të Lojërave Olimpike, me prioritet do të konsiderohen federatat të cilat kanë arritur normat Olimpike.

Gjatë javës tjetër do të vazhdoj nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me 30 federata tjera sportive të cilat po ashtu do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Prapa