Tryezë online për nder të Shënimi te Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale

27.04.2021

Më 26 prill 2021 Zyra për të Drejtat e Autorit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënoi Ditë Botëtore të Pronësisë Intelektuale. Me shënimin e kësaj dite, Kosova i iu bashkua Organizatës Botërore te Pronësisë Intelektuale, që këtë vit mbante moton “Pronësia Intelektuale dhe Ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme - Vendosja e ideve tuaja në treg”.

Në tryezën e organizuar në platformën online për t’iu përshtatur kushteve të pandemisë, të pranishmëve iu drejtua këshilltari i ministrit, Qerim Ondozi, i cili përmendi rëndësinë e pronës intelektuale si faktor ndikues në ekonominë e tregut dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë të pranishmëm ishin edhe Nezir Gashi, kryshef i Agjencisë për Pronësi Intelektuale, Arife Yylmaz dhe Ioannis Kikkis, pjesëtarë të stafit të projektit për forcimin e pronësisë intelektuale në Kosovë – projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, si dhe Blerim Gjoci, kryesues i shoqatës për pronësi intelektuale VAPIK.

Tryeza u përmbyll me diskutime dhe me lansimin e videove të realizuara për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Prapa