Shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

23.04.2021

Sot më 23 prill në Kosovë u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit – festë ndërkombëtare e librit dhe leximit në botë që përkon edhe me datën e vdekjes së Uilliam Shekspirit e të Migel de Servantesit.

Kjo ditë në Kosovë u shënua me disa ngjarje të ndryshme.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt një tubim për nder të kësaj dite ku të pranishëm ishin ndër kontributdhënësit më të mëdhenj të librit dhe të bibliotekarisë në Kosovë. Aty, mysafirëve iu dha rasti të evokonin kujtimet nga e kaluara nga momentet e themelimit të Bibliotekës Kombëtare.

Në hapësirat e bibliotekës Hivzi Sulejmani, ETEA organizoi një panel ku u diskutua për planet e ministrisë për fushën e leximit dhe të botimit por edhe për rëndësinë e librit, leximit, si dhe për sfidat me të cilat përballen botuesit dhe bibliotekat në Kosovë.

Oda e Afarizmit e Kosovës (OAK) po ashtu organizoi një diskutim për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme, ku i ftuar ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall. Diskutimi u zhvillua në Prizren në hapësirat e librarisë Altera.

Dita Botërore e Librit ka filluar të shënohet më 23 prill 1995 dhe vazhdon të shënohet për çdo vit.

Prapa