Sot në Kosovë shënohet Dita e Turqve

23.04.2021

Sot, më 23 prill, Kosova shënon festën zyrtare të qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë – Ditën e Turqve.

Kjo ditë është e veçantë sepse flet për diversitetin kulturor dhe trashëgimor që ka Kosova. Ky diversitet e bën Kosovën më të pasur kulturalisht – sepse duke e njohur tjetrin ne e njohim veten.

Komuniteti turk në Kosovë është ura lidhëse e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të saj mik, Republikës së Turqisë.

23 prilli në Turqi përkon edhe me Ditën e Sovranitetit dhe Festën e Fëmijëve.

Urime të gjithë qytetarëve të komunitet turk në Kosovë.

Milli gününüz kutlu olsun!

Prapa