Zhvillohet finalja e Kupës në volejboll, fitojnë vajzat nga Prishtina

27.03.2021

Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në volejboll, konkurrenca e vajzave, mes ekipeve të Dritës së Gjilanit dhe M-Technologie të Prishtinës, të cilën e fitoi ekipi i vajzave nga Prishtina, me një rezultat 3:2 në sete.

Këtë ndeshje, nga afër e ndoqën edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, të udhëhequr nga Bahri Gjinovci.

Kapitenes Shqipe Kqiku, trofeun ia dorëzuan Ministri Hajrulla Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Ministri Çeku e kryetari Krasniqi i përgëzuan volejbollistet e të dyja ekipeve për cilësinë e lartë të lojës dhe frymën sportive.

Prapa