Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit e trajnerit Shefqet Sinani

04.12.2020

E nderuara familje Sinani,

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe trajnerit të shquar, Shefqet Sinani.

Shefqet Sinani punoi për vite të tëra në KF Prishtina dhe do të mbahet mend për cilësitë e spikatura si sportist dhe si një ndër futbollistët më të admiruar të viteve të 80-ta.

Sinani duke edukuar gjeneratat e reja dhe duke përkrahur talentet e futbollit në Kosovë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme për futbollin e sportin kosovar në përgjithësi.

Në emrin tim personal dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sinani, Federatës së Futbollit të Kosovës, Klubit Futbollistik Prishtina, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë.

Me respekt,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Republika e Kosovës

Prapa