Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi me rastin e ndarjes nga jeta të botuesit Latif Ajrullai

09.11.2020

E nderuara familje Ajrullai,
Të nderuar miq e bashkëpunëtorë,

Në emrin tim personal dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të z.Latif Ajrullai, familjarit tuaj, shkrimtarit, botuesit, presidentit të Shtëpisë Botuese ALBAS dhe njëkohësisht kryetarit të Shoqatës së Botuesve të Librit Shkollor.

Latif Ajrullai ishte shembulli i një botuesi të palodhur dhe kontribues i madh për arsimin e kulturën shqiptare duke krijuar e organizuar ALBAS-in, ndërmarrjen e madhe botuese të librit me karakter shkollor e letrar.

Kontributi i z.Ajrullai në fushën e kulturës e arsimit qe i shtrirë kudo ku ka shqiptarë andaj emri i tij do të jetë përherë i pranishëm e i respektuar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve!

Me respekt,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa