Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi për ndarjen nga jeta të Agim Bytyqit

12.10.2020

E nderuar familja Bytyqi,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës z.Agim Bytyqi.

Kontributi i Agim Bytyqit për futbollin në Kosovë dhe sportin në përgjithësi është i papërsëritshëm.

Ai u angazhua vazhdimisht si në federatë si në Klubin Futbollistik \"Liria\", klubi prizrenas ku shërbeu si Kryetar për shumë vitë me përkushtimin maksimal.

Federatën e Futbollit, z.Bytyqi e kryesoi prej korrikut të vitit 1991, në kohë të vështira për futbollin e për Kosovën.

Sot, kur futbolli kosovar gëzon ditët e tij më të mira të njohjes ndërkombëtare dhe kur kemi kaq shumë futbollistë të denjë e të talentuar, kujtojmë me falenderim të gjithë ata që kontribuan e vecanërisht z.Bytyqi.

Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën e Futbollit të Kosovës, komunitetin sportiv në Kosovë dhe për të gjithë ata që patën rastin ta njohin!


Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

Prapa