Ministrja Dumoshi vizitoi Klinën dhe Mozaikun e Dresnikut

17.09.2020

Ministrja e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministri Engelbert Zefaj,në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë vizitoi sot Komunën e Klinës.

 

Në Klinë MinistrjaDumoshi dhe bashkëpunëtorët u mik pritën nga Kryetari i Komunës Zenun Elezaj icili e falënderoi ministren që ka vendosur Klinën në agjendën e saj të këtyreditëve me rëndësi të trashëgimisë kulturore.

 

Ministrja e njoftoiKryetarin që do të mundohet që si drejtuese e MKRS-së të mbështesë Klinën nëprojekte që lidhen me fusha të tjera meqenëse kanë munguar investimet eministrisë në këtë Komunë.

“Të jem e sinqertëMKRS, nuk ka shumë investime në komunën e Klinës, të cilat konsideroj që janëshumë të nevojshme dhe për të cilat i diskutuam edhe me Kryetarin. Kam hasur qëkomuna e Klinës po thuajse fare e mbështetur nga Ministria, mirëpo kjo do tëndryshojë me projektet e ardhshme të cilat patjetër që do t’i mbështesim.”-theksoi ministrja.

 

Ministrja Dumoshi dheKryetari Elezaj vizituan bashkë edhe stadiumin e qytetin të cilin MinistrjaDumoshi tregoi që MKRS do ta pajisë me 1500 ulëse.

Në Klinë ministrjaDumoshi vizitoi edhe Dresnikun aty ku ndodhet një nga gjetjet më të bukura e mëtë rëndësishme arkeologjike në Kosovë – mozaiku shumëngjyrësh i Dresnikut.

MKRS, Këshilli iKosovës për Trashëgimi Kulturore, Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Komuna eKlinës në partneritet me organizatën European Heritage Volunteers po zhvillojnëaktivitetin e gjurmimit të mëtejmë të Mozaikut të Dresnikut.

MKRS ka mbështeturfinanciarisht akomodimin e studentëve ndërkombëtarë të cilët do të gërmojnë,pastrojnë e konservojnë mozaikun nën mbikëqyrjen e arkeologut Elvis Shala.Studentët ndërkombëtarë vijnë nga SHBA-të por edhe nga vende që nuk e kanënjohur Kosovën si Spanja, India e Sllovakia.

 

Ministrja theksoi qëkjo është një dëshmi që trashëgimia jonë kulturore është aq e pasur sa kanxitur interesimin e të huajve dhe ekspertëve të trashëgimisë.

“Përmesafirmimit të trashëgimisë tonë të pasur kulturore kontribuojmë që diplomaciakulturore të shërbejë për njohjen e shtetit të Kosovës nga ato vende që akomanuk na kanë njohur si shtet.” – theksoi ministrja. 

Prapa