Ministrja Dumoshi takoi drejtuesit e KOK-ut

14.09.2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidentin Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve, në interes të sportit.

Të dyja palët u dakorduan për domosdoshmërinë e fillimit të aktiviteteve sportive, sa më shpejt që është e mundur, duke zbatuar me përpikëri protokollet përkatëse të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar Shëndetësor, në lidhje me pandeminë Covid 19.

U diskutua edhe për pakon emergjente të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për sportin, për çka u dakorduan që të gjendet modeli më i përshtatshëm për ndarjen e ndihmës emergjente për organizatat sportive.

Gjithashtu, u diskutua për krijimin dhe funskioninimin e Agjencisë Kombëtare për Anti-Doping “KosADA”.

Prapa