MKRS-ja do të investojë ndërtimin e kullës së komandantit Sali Çekaj

13.08.2020

Në kuadër të vizitës së sotme, ministrja Vlora Dumoshi, ka qëndruar në fshatin Belle të Deçanit, në fshatin e komandantit të UÇK-së, heroit Sali Çekaj.

Ministrja tha se kërkesës për ta ndërtuar kullën e tij, MKRS-ja i përgjigjet pozitivisht.

“Kam urdhëruar Departamentin e Trashëgimisë dhe institucionet tjera që të iniciojnë procedurat për ndërtimin e kullës së intelektualit, komandantit dhe heroit Sali Çekaj. Ne duke i respektuar këta njerëz që kanë dhënë kontributin e madh, njëkohësisht respektojmë edhe gjakun e derdhur, rezultat i të cilit ne e gëzojmë lirinë e pavarësinë. Është një lajm i mirë besoj, që MKRS-ja po investon në ndërtimin e kullave për personalitete të këtilla që mbesin në kujtesën e gjeneratave që vijnë”, tha mes tjerash ministrja.

Prapa