Volejbollistët presin përkrahje më të madhe institucionale

15.02.2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në vazhdën e takimeve të sotme, priti Nënkryetarin e Federatës Evropiane të Volejbollit, Renato Arena dhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari Abedin Ibrahimi, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretarin Valon Nikqi.

Në takim u diskutua për situatën në të cilën ndodhet sporti i volejbollit në Republikën e Kosovës, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin trepalësh mes MKRS-së, FVK-së dhe mekanizmave ndërkombëtare të volejbollit me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sporti.

Po ashtu, Ministrja Dumoshi, theksoi që plan i saj konkret do të jetë përkrahja e të gjitha sporteve në Kosovë dhe në këtë vazhdimësi edhe bashkëpunimi i ngushtë me Federatën e Volejbollit do të jetë kyç për bashkërendimin e planeve dhe projekteve që do të pasojnë.

Mysafirët e uruan Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe shprehën gjithashtu se presin nga ajo përkrahje e bashkëpunim të madh institucional.

Prapa