Gashi: Kosova meriton anëtarësim në TRADUK

03.07.2019

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig, z. Oliver Zile.

Ministri Gashi e falënderoj z. Zile për mundësin e dhënë që vendi ynë të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig me autorët dhe stendën e posaçme.

Po ashtu, Ministrit Gashi gjatë këtij takimi me z. Zile kanë diskutuar edhe për hapat përfundimtar drejt anëtarësimit zyrtar të Kosovës në TRDUKI, duke kërkuar mbështetje nga zyrtarët e panairit të Leipzigut të cilët kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë në këtë proces të rëndësishëm dhe tepër të nevojshëm për vendin tonë.

Drejtori Zile ka përgëzuar Ministrin Gashi për punën dhe përkushtimin që ka pasur në krijimin e kushteve për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Panairin e Leipzigut, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Kosovës në këtë Panair dhe duke theksuar që ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.

Ministri Gashi tha se “pjesëmarrja e Kosovës sivjet në panairin e Leipzigut nuk është e rastësishme, andaj vendi ynë do ta shndërrojë në traditë pjesëmarrjen në këtë Panair të rëndësishëm të Librit, i cili është ndër panairet më të vjetra në botë e  ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre”.

Republika e Kosovës për herë të parë sivjet është  prezantuar me stendë në Panairin e Librit në Leipzig. Panairi në Leipzig njihet edhe si Panairi i Autorëve dhe Evropës Lindore dhe Juglindore është edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe evropiane çdo pranverë. Me rreth 200.000 vizitorë dhe 3000 botues nga Gjermania dhe vende të ndryshme të botës, sivjet Kosova ka qenë risia e këtij Panairi.

Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e cila në stendën e saj ka prezantuar botimet më të reja nga Republika e Kosovës.

Prapa