Gashi, xhudistët elitarë do të mbështeten fuqishëm

24.06.2019

Ministri i Sportit Kujtim Gashi i është gëzuar tej mase sukseseve të sportistëve tanë të cilet po marrin pjesë në lojrat e dyta olimpike në Minsk të Bjellorrusise.

Ai përmes rrjetit social fb është shprehur “Plot tri medalje në Lojërat Olimpike Minsk 2019. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, plot tri herë ngritet flamuri e Kosovës në Bjellorusi, në vendin që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Një përgatitje e jashtëzakonshme e xhudistëve tanë nga Driton Kuka, një trajner i kalibrit botëror të cilin dëshirojnë ta kenë edhe shtetet më të fuqishme të Botës. Një njeri i palodhur i cili ka karakteristika të veçanta dhe i cili din të përgatisë sportistë për medalje e për kampionë knshkruar ndër të tjera Ministri Gashi.

Tutje Ministri i Sportit ka shruar “Majlinda Kelmendi, mbretëresha dhe heroina e Kosovës e dëshmuar edhe në Lojërat Olimplike ku për herë të parë e bëri Kosovën me medalje të artë, njejtë edhe në këtë Kampionat Evropian e fitoi Medaljen e artë, Nora e Akil Gjakova, Distria, Erza, Loriana, Shpati e xhudistë tjerë, padyshim janë shpresë për vendin tonë.

Si ministër i Sportit, zotohem se këta sportistë elitarë të prirë nga Majlinda e të udhëhequr nga Toni, jo vetem se do të përkrahen ashtu sikur deri më tani, por kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme, krahas punës dhe suksesit deri te pika kulmimante e tyre, ka theksuar Gashi në postimin e tij në facebook.

Prapa