Zëvendësministrja Bunjaku priti në takim një delegacion nga Mali i Zi

06.06.2019

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Leonora Morina Bunjaku ka pritur në takim një delegacioni të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi u bashkëbisedua rreth aktiviteteve kulturore që po zhvillohen në gjuhën shqipe, për Panairi Ndërkombëtarë të Librit që mbahet çdo vit , Ekspozita të ndryshme si dhe për Festivalin e vetëm të këtij lloji që mbahet në Plavë-Guci dhe Ulqin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”. Ky festival ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtarë shqiptarë që do të mbahet edhe këtë vite.

Gjithashtu zëvendësministrja, në emër të ministrit Kujtim Gashi, premtoi marrëveshje bashkëpunimi, shkëmbime përvojash dhe përkrahje të vazhdueshme në fusha të ndryshme me shqiptarët në Mal të Zi, me qëllim kemi sa më shumë aktivitete kulturore dhe sportive.

“Jemi të përkushtuar që të realizojmë projekte të përbashkëta kulturore dhe sportive në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave institucionale mes dy vendeve” tha zëvendësministrja Bunjaku.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Malit të Zi, falënderuan zëvendësministren për pritjen dhe njëherit shprehen edhe gatishmërinë për thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. 

Prapa