Ekspozitë: Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren

19.04.2019

Ftoheni të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës, të premtën, më 19 prill 2019, në ora 19:00 në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës.

Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, të premtën me datë 19.04.2019 në ora 19:00 në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, hapet ekspozita “Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut Korçë”, bashkëpunim i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore - Korçë dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren.

Ju mirëpresim!

Prapa