Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit të futbollit, Shinasi Berisha

11.04.2019

E nderuara familja Berisha,

Lajmin për ndarjen nga jeta të dashurit tuaj, gjyqtarit të mirënjohur të futbollit, Shinasi Berisha, e morëm me pikëllim të thellë.

Kosova, ka humbur një njeri i cili ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport, ka humbur një ekspert e gjithsesi një njeri e familjar shumë të mirë.

Ai ka dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe në promovimin e vendit, si gjyqtari i parë sportiv në FIFA. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë. Shinasiu gjithmonë do të kujtohet me pietet si një luftëtar i paepur, ashtu siç luftoi edhe me Parkinsonin për vite të tëra.

Me punën dhe përkushtimin e tij si profesionist i sportit, ka bërë të jetë mik i respektuar i të gjithë atyre që e kanë njohur.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Shinasi Berishës, ngushëllime sportistëve dhe sportdashësve.

Sinqerisht,
Kujtim Gashi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
 

Prapa