Në Banjë të Istogut u përurua qendra e rinisë në vlerë prej 100 mijë euro

25.02.2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitën e tij e ka vazhduar bë Banjë të Istogut ku ka përuruar Qendrën Rinore në Banjë

Ministri Gashi shprehu kënaqësinë që po përurojnë këtë qendër e cila do të jetë në dobi të të rinjve të Istogut.

“Është një objekt ky që kap shifrën rreth 100 mijë euro, investim i MKRS-së, kurse toka është e siguruar nga Komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve por edhe të gjithë Istogut”, tha ministri Gashi.

Gashi tha se është i fokusuar që të u krijohet hapësirë gjithë banorëve të Istogut si mundësi për të kryer aktivitete kulturore e sportive, një ndër to është edhe salla sportive në Vrellë që pritet të përfundoj brenda këtij viti.

“Salla sportive në Vrellë është zotim i yni ta përmbyllim brenda këtij viti”, tha ai.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit me të cilën bisedoi për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

“Biseduam për çështjet e shumë projekteve që Istogu ka në realizim e sipër, jam i bindur që hasëm në mirëkuptim u dhanë premtime të dyanshme që ky bashkëpunim të vazhdoj me qëllim të mirë dhe të realizohet palestra e sportit të realizohet brenda fazës”, tha Rugova.

Ai tha se kjo qendër pas përurimit pret që edhe të pajiset dhe të jepet ndihma nga ana e ministrisë.

“Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria dhe do të vazhdojmë punimet në palestrën në Vrellë është kërkesë për stadiumin e futbollit, komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do përkrahet nga qeveria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe do ketë bashkëpunim të mirëfillt dhe rezultati nuk do të mungoj”, shtoi ai.

Prapa