Bashkëpunim mes Kosovës e Izraelit në fushën e atletikës

12.02.2019

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku ka pritur në takim pune Kryetarin e Federatës Atletikës së Izraelit z. Ami Baran me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunim në mes dy shteteve në fushën e sportit si dhe për investime të ndryshme në fushën e sportit në shtatë komuna në Republikën e Kosovës në veçanti  për talentet e rinj dhe për trajnerët.

Me ketë rast zëvendës ministrja u  shpreh se MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe të mbështesë projektet konkrete që janë me interes për sportistët e rinj dhe trajnerët.

Po ashtu ajo tha se  “thellimi i bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e sportit do të avancojë edhe më shume infrastrukturën sportive si dhe do të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionale në fusha të ndryshme sportive”.

Ndërkaq,  kryetari i  Federatës së Izraelit z. Ami Baran tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me MKRS-në për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm, në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme sportive.

Prapa