Ministri Kujtim Gashi organizon akademi përkujtimore në nderim të artistit Blerim Peci

09.12.2018

Nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot u mbajt akademia përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci.

Të pranishëm në këtë Akademi ishin përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, deputetë, aktor, familjarë të artistit Blerim Peci dhe përfaqësues të tjerë.

Me këtë rast ministri Gashi tha se rrugëtimi për të arritur deri të figura publike, ishte dhe është shumë e vështirë për të gjithë, por aktori, Blerimi (Beli) siç e njohim do të jetë për gjithmonë në kujtesën tonë si një aktor i njohur dhe i pranuar për publikun.

“Familjar, aktorë dhe kolegë të Blerim Pecit, sot po përkujtojmë një vjetorin e vdekjes së të afërmit tuaj dhe ish mikun tonë. Kujtimet tona dhe të publikut për ta njohur Blerimin filluan në shfaqjet e tij brilante në projektin “Thyerja” ku rolin e kishte “I dehuri”, nga këtu fillon publikimi i talentit të tij dhe njohjen me publikun dhe ky i fundit, por edhe ne me atë”, tha ministri Gashi.

Po ashtu, ministri Gashi tha se pjekuria e aktrimeve të tij  është parën në aktrimet e “ShowMeseletion”, në Mitrovica Stars”, në “Vitin e ri artistik”, pastaj në “Taletin X” dhe ne të gjithë padyshim i kemi kujtimet e freskëta për aktrimin e tij në projektin televiziv “Vikendi” e shumë përfaqësime të tjera, të cilat frymuan lirinë e tij artistike.  

“Përveç rrugës së aktrimit, ai intervistoi në një program “Udhëtimi në kohë” disa kryetar komunash, deputet etj., të cilat biseda kishin një qasje tjetër nga ajo e gazetarisë së rëndomtë. Aktivitetet e Blerim Pecit do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë dhe do të jenë inspirim për aktorët dhe aktruesit e rinj”, tha ministri Gashi.

Kujtimet për Blerim Pecin qofshin gjithmonë të paharruar” shtoi Gashi.

Prapa