Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku, vizitoi Federatën e Gjimnastikës së Kosovës

18.10.2018

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku, ka vizituar sot Federatën e Gjimnastikës së Kosovës, ku u prit nga kryetari i kësaj federate, Besim Halilaj.
 
Zëvendësministri, Rexhep Mazreku, falënderoi kryetarin Halilaj për pritjen e tij. Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është për tu njohur më afër me aktivitetet e kësaj Federate dhe me kushtet në të cilat punon Federata. Ai po ashtu u premtoi mbështetje dhe u zotua që do të jetë çdo herë afër sportistëve.
 
“Kjo vizitë është në vazhdën e vizitave dhe aktiviteteve të mia nëpër Komunat e Kosovës dhe Federatat e Sportit të Kosovës. Qëllimi ynë është që bashkëpunimin me FGJK-në dhe me federatat në përgjithësi mos ta ndalim asnjëherë në mënyrë që përmes këtij bashkëpunimi të ndihmojmë sportistët dhe federatat e sportit për realizimin e aktiviteteve të tyre dhe sukseseve në garat ndërkombëtare të sportit”, u shpreh zëvendësministri Mazreku.
 
Ndërkaq kryetari i FGJK-së, Besim Halilaj, fillimisht i uroi mirëseardhje zëvendësministrit Mazreku. Ai e informoi zëvendësministrin në lidhje me përbërjen e Federatës duke thënë se përbëhet nga 14 klube aktive. Ai po ashtu foli edhe rreth aktiviteteve dhe pjesëmarrjes në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe për rezultatet e sportistëve gjimnastë.
 
Kryetari Halilaj falënderoi zëvendësministrin për vizitën e tij dhe për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe për të përkrahur sportistët gjimnastë, duke e vlerësuar vizitën e tij si shumë të rëndësishme dhe motivuese për Federatën dhe sportistët.
 

Prapa