Hapet shkolla e futbollit

05.10.2018

Zëvendësministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva, Rexhep Mazreku dhe Boban Stankovic, në shoqërim të Kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë në hapjen e shkollës së futbollit “Open Fun”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkolla e futbollit “Open Fun”, është shkollë e cila i bashkon të gjithë fëmijët nga të gjitha komunitetet  turk, serb, rom dhe ashkali.

Më këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët për hapjen e kësaj shkolle, duke thënë se pjesëmarrja edhe e fëmijëve nga komuniteti serb, turk, rom e ashkali është porosi që të gjithë të jenë bashkë dhe se sporti nuk njeh kufij.
 

Prapa