MKRS po angazhohet për edukimin dhe punësimin e të rinjve

19.09.2018

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka zhvilluar një takim sot me një delegacion të udhëhequr nga Jeremy Leffroy, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, që njëkohësisht udhëheqë edhe organizatën më të madhe parlamentare në botë “Global Parliamentary Network”, bashkë me David Wollcombe, themelues dhe drejtor i organizatës me projekte botërore \"Peace Child International\" të cilët po vizitojnë Kosovën në një mision faktmbledhës, rreth situatës së punësimit të të rinjve në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua rreth sfidave, programeve dhe planeve që ka MKRS në sektorin e rinisë, dhe në veçanti ato që lidhen me punësimin e të rinjve.

Duke qene se Kosova vazhdon të mbetet një vend me moshë mesatare të re, ku rreth 20% e popullatës dominohet nga mosha 15-24 vjeç, duke përbërë grupimin më të madh të forcës aktive në shoqëri dhe forcës së aftë për punë, të pranishmit zëvendësministrja i informoi që si ministri është duke punuar në këtë drejtim në mënyre që përqindja e papunësisë së të rinjve të zbutet në të ardhmen e afërt.

Po ashtu, mysafirët u njoftuan për strategjinë për rini dhe planin e veprimit të MKRS-së po bëhet përpjekje në fuqizimin e rinisë , si dhe rritjen e punësimit së të rinjve duke synuar të nxisim bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore, organizmave qendrorë dhe atyre lokalë, si dhe komunitetin e biznesit, për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.

“Objektivi kryesor i MKRS-së është krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve përmes programeve trajnuese dhe mbështetjes financiare për ndërmarrësit e rinj. Programi për punësim dhe ndërmarrësi përfshinë krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve duke ofruar trajnime për zhvillimin e shkathtësive jetësore që të përgatitën për tregun e punës. Gjithashtu të rinjve po ju ofrohen trajnime për edukim dhe aftësim profesional”, tha zëvendësministrja.

Kjo me se miri dëshmohet me arritjet dhe punën e MKRS-së ndaj vazhdimit të përkrahjes së: Organizimit të ngjarjeve që çojnë drejt edukimit të të rinjve, përkrahja e organizatave rinore për promovimin dhe zhvillimin e ideve inovative, organizimi i ngjarjeve promovuese, përkrahja e organizatave rinore në projektet që zhvillojnë dhe përparojnë komunikimin mes të rinjve.

Përfaqësuesit e delegacioni në fjale, shpalosën përvojën e tyre disa vjeçare në këtë drejtim ku mes tjerash treguan që qëllimi i vizitës në Kosovë është takimi me Institucionet tona, në mënyrë që të njihen me situatën e tanishme të punësimit të të rinjve dhe krijimi i kanaleve të cilat mund të përdoren për gjetjen e mundësive të përbashkëta dhe bashkëpunimin në programet që kontribuojnë në këtë aspekt.

Të gjitha këto u diskutuan në takimin e sotëm, në të cilin shpreha gatishmërinë tonë, si dhe zotimin e MKRS-së që përkrahja e aktiviteteve të tilla nuk do të mungojë.

Prapa