Ndahen çmimet në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”

06.08.2018

Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi” çmime të cilat ndahen për herë të parë.

Ministri Gashi tha se sot po ndajmë çmimet në fushën e arteve pamore, çmime këto të cilat ndahen për herë të parë, me qëllim  të motivimi dhe falënderimit të artistëve të arteve pamore.

“Si ministri jemi jashtëzakonisht të interesuar që ta mbështesim pjesën e artit pamor. Vlerësojmë njerëzit që punojnë, krijuesit që punojnë te pjesa e arteve pamore. Këto janë sadopak mirënjohje, motivim, inkurajim që me vazhdu puna në fushën e artit pamor”ka thënë ministri Gashi.

“Ky çmim që po e ndajmë sot ka qene një vullnet i yni që të zbatojmë rregulloren që parasheh dhënien e këtij çmimi, ka pasur një neglizhencë që vitet e kaluara nuk është nda ky çmim përndryshe nuk është vonë që në ti vlerësojmë njerëzit të cilën punojnë në pjesën e artit pamor çmime këto të cilat i ka vlerësuar një juri profesionale” ka thënë ndër të tjerash ministri Gashi.

Përfituësit i çmimeve të përzgjedhur nga një juri profesionale ishin : Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore i ndahet Muslim Mulliqit – post mortem  të cilin e pranoi gruaja e tij, Resmije Mulliqi, në vlerë prej 5 mijë euro. Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” i ndahet Akademik Xhevdet Xhafës , në vlerë prej 5 mijë euro, dhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor i ndahet prof. Fatmir Krypa në vlerë 3 mijë euro.

Resmije Mulliqi, në emër të familjes Mulliqi e falënderoi ministrinë për çmimin dhe tha se“Kjo iniciativë shumë e mirë dëshiroj që të vazhdojë edhe për të tjerët që të jetë tradicionale”

Ndërkaq  Xhevdet Xhafa tha se“është një iniciativë e qëlluar e cila na ndihmon që të punojmë dhe të vazhdojmë më tutje. 

Grafisti Fatmir Krypa tha se çmimet e tilla ndikojnë që artistët të punojnë më shumë.

“Është shpërblim i qëlluar, jo për ne personalisht, por edhe për të tjerët që do të vijnë pas. Sepse ne artistët punojmë dhe kjo iniciativë është një impuls”.

Prapa